Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall pandeminë, duke e çuar kështu nivelin e alarmit nga gripi i derrave në 6.

Margaret Chan: “Kam vendosur të rris nivelin e alarmit nga faza 5 në fazën 6. Bota është në fillimin e pandemisë së gripit”.

Vendimi u mor gjatë një takimi urgjent të mbajtur në Gjeneve. Kjo është hera e parë që OBSH merr vendim për shpalljen e pandemisë në 40 vitet e fundit. Shkak për rritjen e nivelit të alarmit në 6 ishte pikërisht gjendja alarmante në Hong Kong dhe Australi ku numri i rasteve të prekura nga ky grip vjen gjithnjë e në rritje. Sipas OBSS-së shumë nga të prekurit me virusin vdekjeprurës janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Statistikave më të fundit flasin se në nivel botëror, rezulton se numri i njerëzve të infektuar nga virusi H1N1 ka shkuar në 28 mijë vetë. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha gjithashtu se ky lloj gripi ka shkaktuar 141 viktima në 74 vende. Pandemia e fundit e shpallur nga OBSH ishte ajo e vitit 1968, një epidemi që nisi në Hong-Kong e qe shkaktoi vdekjen e 1 milionë personave./tvklan.al