Hidhen zyrtarisht poshtë dyshimet se 57-vjeçari punonjës në ministrinë e Jashtme ishte i prekur nga gripi AH1N1. Në bazë të analizave të realizuar nga ISHP rezulton se pacienti nuk është infektuar nga gripi vdekjeprurës, por dyshohet se është prekur nga viroza të njohura nga specialistet dhe jo të rrezikshme.
Iris Hatibi: “Kanë përfunduar analizat e personit të cilët dyshohet, i cili ka rezultuar i përjashtuar nga gripi i tipit A ose B, por neve kemi një dyshim për virozat e tjera respiratore të cilat qarkullojnë normalisht në stinën e dimrit dhe në ndërrimin e stinëve dimër-pranverë. Ne kemi protokollet tona të laboratorit të cilat do vazhdojnë procesimin e mëtejshëm, ose analizimin e mëtejshëm të këtij personi.”
Pacienti vazhdon të qëndrojë u shtruar në shërbimin infektiv, nën kujdesin e veçantë të mjekëve të cilit pohojnë se gjendja shëndetësore e tij ka ardhur drejt përmirësimit./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami