Vullkani hedh shtëllunga hiri në 5 km lartësi. 17 tërmete, por pa pasoja
Vullkani Etna ka shpërthyer sërish duke shkaktuar shtëllunga hiri të dendura si dhe llavë. Etna shpërtheu gjatë natës dhe sipas ekspertëve intesiteti ishte më i lartë se mesatarja.
Sipas Qendrës Këshillimore të Hirit Vullkanik Toulouse krateri prodhoi burime llave deri në 100 metra të larta dhe ndërsa hiri u ngrit në rreth 5 kilometra lart.
17 tërmete si dhe zhurma të fuqishme janë raportuar në disa fshatra të Siçilisë dhe Kalabrisë. Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur apo viktima.
Etna shpërthen shpesh për shkak të pozicionit të saj midis pllakave tektonike Afrikane dhe Euroaziatike. Pllaka Jonike është e anuar shumë prapa duke bërë që hapësira për magmën e mantelit të ngjitet lart në sipërfaqe.
Shpërthimi më i madh i malit Etna ishte në 16 Mars 2017, kur dhjetë persona përfshirë edhe një ekip reporterësh të BBC u plagosën. Etna është gjithashtu deri tani më e madhja nga tre vullkanet aktive në Itali.
Klan Plus