Vullkanet renditen ndër fenomenet më shkatërruese dhe më të frikshme në planet. Por këto çarje të zjarrta, bëjnë shumë më tepër sesa thjesht shkatërrojnë. Ato gjithashtu krijojnë.
Studiuesit në Rusi, kanë raportuar për një krijim të tillë nga vullkani. Bëhet fjalë për një mineral të pazakontë, të pa dokumentuar kurrë më parë. Një substancë e kristalizuar joshëse me ngjyrë blu dhe jeshile. Ekipi i shkencëtarëve e ka quajtur “Petrovite”.
Minerali është gjetur në Rusi, në majë të vullkanit Tolbachik në Gadishullin Kamchatka.
Historia shpërthyese e vullkanit Tolbachik ka mijëra vjet, por janë dy ngjarjet e fundit që kanë spikatur zublimin. Shpërthimi i madh i Tolbachik Fissure në vitet 1975-1976 dhe një shpërthim i dytë më i vogël, që u zhvillua midis vitit 2012-2013.
Forca e shpërthimeve gjatë ngjarjes së parë ka hapur një terren shkëmbor, që është zbuluar të jetë i pasur me depozita të fumarolit dhe mineraleve të panjohura më parë.
Në total, nga vullkani Tolbachik pretendohet për 130 minerale që janë identifikuar për herë të parë, e më i fundit është petroviti, një mineral sulfat që merr formë si “grumbuj blu të kristaleve”.
Ky ekzemplar është zbuluar për herë të parë në vitin 2000 dhe është ruajtur për analiza të mëvnoshme. Tani është studiuar në detaje dhe është zbuluar se ky mineral shfaq shenja të veçanta molekulare që rrallë herë janë parë.
Ka një atom bakri në përmbajtje, me një koordinim shumë të pazakontë me shtatë atome oksigjeni.
Kjo kornizë e veçantë molekulare e petrovitit, e përbërë nga atome oksigjeni, squfur natriumi dhe bakri, është me natyrë efektive poroze dhe demonstron rrugë që ndërlidhen me jonet e natriumit të cilat lëzivin përmes strukturës.
Për shkak të këtij procesi në mineral, shkencëtarët mendojnë se në rast se mund të krijohet e njejta gjë në laborator, kjo mund të çojë në aplikime të rëndësishme në shkencën materiale. Potencialisht, mund të ndihmojë në mënyra të reja të zhvillimit të baterive dhe pajisjeve elektronike.
“I vetmi problem me mineralin aktualisht, është sasia e vogël e bakrit që përmban në strukturë,” është shprehur Filatov, njëri nga studiuesit.
Ai shtoi se “kjo mund të zgjidhet duke sintetizuar një përbërës me të njëjtën strukturë si petroviti në laborator dhe ky mineral mund te bëhet shumë i dobishëm”
Gjetjet nga vullkani, janë raportuar në Revistën Mineralogical./tvklan.al