Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, pasi një vullkan shpërtheu në Indonezinë lindore.
Shpërthimet vullkanike në malin Lewotobi Laki Laki në ishullin Flores, prekën 7 fshatra të cilët u mbuluan me tonelata mbeturinash vullkanike duke detyruar banorët të evakuohen. Të paktën 10,000 njerëz janë prekur, ndërsa pushteti vendor po përgatitet të përdorë shkollat si strehimore të përkohshme për të prekurit.
Ekipet e shpëtimit ende po kërkojnë për më shumë trupa të pajetë në shtëpitë e shkatërruara nga vullkani.
Në këtë mal ka patur disa shpërthime të mëdha në Janar. Indonezia përjeton shpërthime të shpeshta vullkanike për shkak të pozicionit të saj në “Unazën e Zjarrit” në Oqeanin Paqësor, një zonë me aktivitet intensiv vullkanik dhe sizmik.
Klan News