Anglia është vetëm një fitore larg trofeut të kampionit në Europian. Kombëtarja e “tre luanëve”, u kualifikua në finalen e madhe të Euro 2024, aty ku do të përballen me Spanjën.
Anglezët presin prej 58 vitesh për të fituar trofeun e madh dhe nëse kjo realizohet këtë verë, lojtarët dhe stafi i kombëtares do të merrnin një shifër të majme.
Federata Angleze, do të japë një bonus prej 14 milionë paundësh në total. Lojtarët do të marrin 9.6 milionë paund në rast suksesi, ndërsa trajneri Southgate, do të arkëtonte një bonus prej 4 milionë paundësh.
Shuma totale prej 14 milionë paundësh është një rekord i ri nga Kupa e Botës 2022, kur u premtua një bonus pre 13 milionë paundësh, por skuadra dështoi. /tvklan.al