Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e cilësoi si me interesant Europianin me 24 skuadra, ndryshe nga ai me 16 ekipe, siç ishte deri në Euro 2016.
Numri 1 i futbollit në Europë, deklaroi gjithashtu se në rast se do të ishin 2-3 skuadra tjera, atëherë Europiani do të ishte më i fortë se Botërori.
Në intervistën dhënë për “AS”, Ceferin theksoi se ky format, i jep mundësinë të gjitha skuadrave të kalojnë me tej.
“Europiani me 24 skuadra është më interesant. Shikoni Gjeorgjinë dhe Slloveninë, vende që ndoshta nuk do të ishin kualifikuar nëse Euro do të kishte qenë me 16 skuadra dhe që meritojnë të jenë këtu. Mund të shihni se çdokush mund të mundë këdo. Kemi 24 skuadra fantastike dhe nëse do të shtonim dy-tre ekipe, Europiani do të ishte pa dyshim më i fortë se Botërori.”
I pyetur për lojtarët që i kanë lënë përshtypje pozitive në këtë Europian, Ceferin përmendi Bellingham dhe Kane nga Anglia, Rodrin nga Spanja dhe Karciniak të Sllovenisë.
Gjithashtu ai kishte edhe një koment për rregullin, që me arbitrin mund të flasë vetëm kapiteni.
“Unë mendoj se është i shkëlqyer dhe skuadrat janë të kënaqura me të. Pothuajse të gjitha ligat dhe federatat kanë thënë se do ta zbatojnë atë në kampionatet e tyre. Nuk mendoj se është e drejtë të tolerojë që dhjetë lojtarë të kërcejnë rreth arbitrit dhe ta vënë atë nën presion.” /tvklan.al