Ish-trajneri i Spanjës, Vincente Del Bosque, është i bindur se kombëtarja iberike do të kalojë Gjermaninë në çerekfinalen e Europianit.

Në intervistën e dhënë për gjermanen “Bild”, Del Bosque, deklaroi se spanjollët janë më mirë në shumë aspekte.

Sipas tij, Gjermania ka favorin që luan në shtëpi, por as kësaj nuk i frikësohet.

“Spanja është favoritja kryesore dhe nuk kam asnjë dyshim se do të fitojmë ndaj Gjermanisë.

Spanja luan më shpejt dhe ka më shumë ritëm se gjermanët. Jam i bindur se do të kualifikohemi në gjysmëfinale. Duhet të jemi të përulur. Unë e shikoj Spanjën më mirë në shumë aspekte, pavarësisht se Gjermani po bën mirë në sulm, veçanërisht Musiala.

Të premten do të përballen me njëra-tjetrën dy skuadrat më të mira të turnet. Gjermania ka avantazhin e të luajturit në shtëpi.”, deklaroi Del Bosque.

Ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë, e vlefshme për çerekfinalen e Europianit, është planifikuar të luhet të premten e 5 korrikut, në orën 18:00. /tvklan.al