Franca u eliminua në gjysmëfinalen e Europianit nga Spanja, pas humbjes 2-1. Kombëtarja franceze dhe kryesisht trajneri Didier Deschamps, kanë qenë në qendër të kritikave gjatë këtij turneu, për shkak të lojës aspak bindëse.

Kritikat u shtuan akoma më shumë pas eliminimit, ku shumë tifozë kërkonin largimin e trajnerit. Megjithatë, nuk është i këtij mendimi presidenti i Federatës Franceze, Philippe Diallo, i cili në një prononcim të dhënë, deklaroi se nuk sheh ndonjë arsye për të ndërprerë kontratën.

Sipas tij, rezultatet e mëparshme flasin në favor të trajnerit dhe objektivat janë arritur.

“Unë nuk shoh ndonjë arsye për të vënë në pikëpyetje kontratën e tij. Rezultatet e mëparshme flasin në favor të saj dhe objektivat janë arritur. Didier do të vazhdojë misionin e tij. Ne do t’i diskutojmë gjërat së bashku në ditët në vijim për të analizuar më në thellësi atë që kemi humbur gjatë kësaj gjysmëfinaleje dhe çfarë do të na kishte lejuar të shkonim më tej.”, deklaroi kreu i FFF-së.

/tvklan.al