Ish-futbollisti i Kombëtares Ervin Skela ka shprehur dëshirën që Shqipëria të fitojë sfidën e sotme me Spanjën.

Në një prononcim të shkurtër për Tv Klan nga stadumi i Dusseldorfit, Skela vlerësoi këtë brez të kuqezinjve.

“Këta djemë na kanë bërë krenarë. Ne nuk e përjetuam dot, e them me një xhelozi të shëndetshme që kisha dëshirë të isha unë këtu. Kjo tifozëri ka treguar në gjithë Gjermaninë dhe e kemi fituar Europianin tonë.

Ka ardhur momenti që Shqipëri të tregojë momentin tjetër. Kemi treguar që dimë të luajmë futboll. Me Kroacinë ne duhet ta kishim fituar ndeshjen. Na bën që sot ne si Shqipëri të mendojmë që ta mundim Spanjën”.

Ervin Skela dha edhe disa porosi për Shqipërinë në ndeshjen me Spanjën.

“Shpresoj që të jemi shumë kompakt. Me Kroacinë, Manaj bëri shumë shumë mirë. Të mbrohemi mirë dhe kundërsulmojmë shumë shpejt. Duhet të kemi kujder me vertikalizimet e spanjollëve”.

/tvklan.al