Kampionati Europian ka shërbyer si trampolinë për shumë futbollistë. Kanë mjaftuar performancat e mira në fushën e lojës që të ndryshojnë skuadra, mes të cilëve dhe portugezi, Joao Palinja.
29-vjeçari pjesë e rëndësishme e luzitanëve në Euro2024 ka firmosur për 4 vite me Bayern Munich. Gjiganti i Bundesligës gjermane ka blerë kartonin e mesfushorit nga Fulham për shifrën që thuhet se kap vlerën e 51 milionë Eurove.
Palhinha është nënshkrimi i dytë i madh i Bayernit për sezonin e ri që vjen nga Premier League angleze pas blerjes së anësorit Michael Olise nga Crystal Palace. 29-vjeçari, i cili u transferua në Fulham në vitin 2022, bëri 79 paraqitje për klubin e Premierligës angleze në të gjitha garat, ndërsa ka luajtur edhe 31 herë për ekipin e Portugalisë.
Mesfushori ka qenë edhe më parë afër kalimit te Bayern, por në vitin 2023 gjithçka dështoi në momentin e fundit. Gjiganti Bavarez synon kthimit tek titulli i Bundesligës, me Bayer Leverkusen që i dha fund mbretërimit të tyre 11-vjeçar.
Klan News