Julian Nagelsmann zgjati kontratën me përfaqësuesen gjermane deri në Euro 2028. Federata e konfirmoi me një njoftim këtë të premte ku trajneri qartësoi objektivin, fitimin e trofeve.

Marrëveshja e mëparshme ishte deri në Kupën e Botës 2026. Nagelsmann u emërua trajner i Gjermanisë në Shtator të 2023 fillimisht me një kontratë deri në Euro 2024.

Përfaqësuesja gjermane që luante para publikut të saj shkoi deri në çerekfinale ku eleminua nga Spanja që u shpall kampione e aktivitetit. Prova e radhës e Julian Nagelsmann dhe Gjermanisë do të jetë gara për trofeun e Ligës së Kombeve, ku në çerekfinale do të luajë me Italinë.

37-vjeçari në karrierën e tij si trajner ka drejtuar edhe Hoffenheim, Leipzig e Bayern Munchen.

Tv Klan