Gjendja fizike e Shaw vazhdon që të përbëjë shqetësim te Manchester United. Mbrojtësi pësoi dëmtimin e radhës, ndërsa në total i janë dashur 4.5 vite nga karriera e tij për fazën e riaftësimit. Luke Shaw ka kaluar në infermeri 4.5 vite të karrierës së tij për shkak të dëmtimeve që nga debutimi si profesionist në moshën 16-vjeçare.

Së fundmi, mbrojtësi i Manchester United konfirmoi se ai do të duhej që të bënte pak pushim për shkak të një dëmtimi të vogël. Anglezi ishte kthyer të luante pas nëntë muajsh jashtë për shkak të një lëndimi serioz. Mbrojtësi i majtë luajti vetëm tri takime në Euro 2024 me Anglinë, dy prej të cilave si zëvendësues.

Sipas BBC, Shaw ka humbur 1675 ditë në 75 mungesa të ndyshme për shkak të lëndimeve që nga debutimi i tij për Southampton më shumë se një dekadë më parë. Gjashtëdhjetë e një nga ato mungesa ndodhën për shkak të dëmtimeve fizike, më seriozja në vitin 2015, ku ai theu këmbën në dy vende, vetëm pak pasi u transferua për 35 milionë Euro në “Old Trafford”. Për t’u rekuperuar, pati nevojë për 305 ditë jashtë fushe.

14 herë nuk ka qenë i disponueshëm pasi ka qenë i sëmurë, ndërsa në 14 raste është detyruar të mos luajë për shkak të tërheqjejeve muskulore, si rasti i fundit. Në Mars të 2022, ai u infektua me Covid dhe nuk ishte i gatshëm për ekipin për 4 muaj.

Mbrojtësi i krahut luajti në 70 për qind të ndeshjeve të Premier League për Manchester United midis sezoneve 2018-19 dhe 2022-2023, që është periudha më e suksesshme e “Djajve të Kuq” në epokën pas Alex Ferguson.

Klan News