Gianluigi Buffon duket se do të jetë i pari që do largohet nga kombëtarja italiane. Pas një reflektimi të gjatë mbi atë që ndodhi me skuadrën Axurre, 46-vjeçari mendohet se do të jap dorëheqjen si menaxher i ekipit përfaqësues. Një sinjal që konfirmon se tek Italia ka krizë të thellë jo vetëm rezultatesh, por edhe të asaj që ndodh në dhomat e zhveshjeve.
Eleminimi nga Zvicra në Euro2024 nuk po kapërdihet siç duhet nga Buffon, simbol i kësaj kombëtareje. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, ish-portieri i Juventusit po merr në konsideratë mundësinë e largimit, për t’i lejuar vetes luksin moral për të marrë përgjegjësinë me fakte.
Për momentin nuk ka asnjë sinjal nga ana e Federatës Italiane, me orët e ardhshme që do të jenë tepër vendimtare për fatin e Buffon. Për 46-vjeçarit humbja në Kampionatin Evropian nuk është diçka që mund të tretet lehtë dhe pa dhimbje.
Italia u eliminua në fazën e 1/8-ave të Europianit nga Zvicra me shifrat e pastra 2-0. Kampionët e shkurorëzuar tashmë të kontinentit ishin në të njëjtin grup me Shqipërinë, ndaj të cilët regjistruan fitoren e vetme në këtë edicion, barazimin me Kroacinë dhe humbjen ndaj Spanjës.
Klan News