Italia do rikthehet të luaj sërish në Berlin, këtë herë për llogari të raundit të 1/8-ave të Kampionatit Europian. Axurrët synojnë të përsërisin atë që bënë 18 vite më parë, ku në kryeqytetin gjerman u shpallën kampion Bote.
Por, 90 minutëshi ndaj Zvicrës është një takim me tepër vlera. Në përgatitje për këtë sfidë, tekniku Luçiano Spalletti nuk ka shmangur stërvitjen duke iu trembur edhe fatit të penalltive.
“Në gjuajtjen e penalltive duhet të menaxhohet emocioni. Në seancën stërvitore kanë qenë të saktë, por në ndeshje do të kërkohet akoma personalitet. Do të përpiqemi të fitojmë pa shkuar tek penalltitë, pavarësisht se e dimë se kemi një kundërshtar shumë të fortë dhe për të pakëndshëm”.
Italia u rendit e dyta në grupin B të Euro2024, ku koleksionoi 1 fitore ndaj Shqipërisë, barazimin me Kroacinë dhe humbja përballë Spanjës.
Klan News