Turqia, mund të konsiderohet si një nga surprizat e mëdha të këtij Europiani, pas kualifikimit për në çerekfinale.
Në lidhje me këtë, u fol edhe në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, ku u analizua edhe humbja e Austrisë.
Aktori Kastriot Çaushi, zbuloi një sekret siç e konsideroi ai, për Alban Xhihani, duke thënë se komentatori e kishte parashikuar Turqinë si surprizë.
“Ka një dokument të shkruar, konfidencial. Të më falë që do e nxjerr. Alban Xhihani e ka thënë që Turqia do të jetë surpriza e Europianit. E kam unë mesazhin në telefon dhe do ta tregoj më mbrapa.”, deklaroi Çaushi.
Ndër të tjera, Xhihani deklaroi se e ka ndjekur Turqinë që në eliminatore dhe e priste të ishte me këtë paraqitje pozitive.
“Turqia më ka lënë një shije të mirë në kualifikuese. I shikoj si surprizën e Europianit. Nuk më pëlqeu shumë ndaj Portugalisë. Kisha pritshmëri më të mëdha, sikur ma zbehu besimin. Kthimi i Calhanoglu do i bëjë më të fortë. Turqia më pëlqen.
Kjo ishte sfidë e balancuar. E vështirë për të bërë parashikim. Nga të vetmet që nuk bëjë dot parashikime. Pikët i kanë pasur njësoj, po ashtu edhe golat e shënuar.”, u shpreh Xhihani. /tvklan.al