Merih Demiral ishte heroi i Turqisë ndaj Austrisë, teksa me dy golat e shënuar, i siguroi çerekfinalen kombëtares së tij.

Mbrojtësi turk, rrezikon pezullimin për ndeshjen e radhës. Shkak për këtë është bërë festimi i lojtarit pas golave.

Demiral, ngriti duart lart dhe festoi me shenjën e ujqërve, që është simbol i grupimit “Ujqërit Gri”, i cili në disa vende cilësohet si organizatë ekstremiste dhe në ideologjinë e saj është kthimi i Turqisë së madhe.

Në lidhje me këtë, UEFA ka nisur një hetim dhe nuk përjashtohet mundësia e një dënimi për mbrojtësin.

Megjithatë Demiral, nuk sheh ndonjë problem tek mënyra si festoi, ndërsa zbuloi edhe arsyen.

“Mënyra se si kam festuar ka të bëjë me identitetin tim turk, prandaj e bëra këtë gjest. Pashë njerëz në stadium me të njëjtin gjest. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur.

Të gjithë jemi turq, jam shumë krenar që jam turk. Ky është thelbi i të gjithave. Thjesht doja të tregoja sa i lumtur jam, shpresoj të ketë më shumë mundësi për ta shfaqur sërish këtë gjest.”, deklaroi Demiral. /tvklan.al