Arjan Peço, specialist futbolli, mendon se Gjermania meritonte të kualifikohej në gjysmëfinale, para Spanjës.

Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, ai tha se ndeshje u vendos nga një gabim trashanik i Rudiger.

Sipas tij, gjermanët bënë një paraqitje shumë të mirë dhe pavarësisht eliminimit, kanë lënë shije të mirë te tifozët.

“Sipas mendimit tim, Gjermania ishte më mirë se Spanja dhe e meritonte të kalonte në gjysmëfinale.

Në fund vendosi një gabim trashanik i Rudiger, që lejoi një krosim të thjeshtë të finalizohet në këtë mënyrë banale.

Për këtë, Gjermania është jashtë. Gjermania bëri një paraqitje shumë të mirë dhe i ka kënaqur të gjithë tifozët.”, u shpreh Peço. /tvklan.al