Kjo është pjesëmarrja e parë për përfaqësuesen e Gjeorgjisë në një kampionat europian.
Padyshim tifozët gjeorgjiane janë mjaft entuziast për këtë pjesëmarrje dhe janë të shumtë në Gjermani për të mbështetur Kvaratshelia dhe shokët e tij në ndeshjen hapëse ndaj Turqisë.
Por ky “derbi i Kaukazit” përveç reshjeve të dendura të shiut para nisjes së ndeshjes, pati dhe përblasje me tifozëve turq dhe gjeorgjiane, dy vende fqinje.
Tifozët e Gjeorgjisë dhe Turqisë u përleshën brenda në Signal Iduna Park të Dortmund një orë para fillimit të ndeshjes hapëse të dy vendeve në Euro 2024.
It's all kicking off between the Turkey and Georgia fans…#EURO2024
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) June 18, 2024
🎥@Wheddsta pic.twitter.com/V26liui2xw
Pamjet video të shpërndara në mediat sociale tregojnë se grupet e tifozëve kundërshtarë përleshen në një cep të stadiumit, me grushta dhe sende të lëshuara në drejtim të njëri-tjetrit, përpara se policia të ndërhynte për të shuar skenat e dhunshme.
🚨👊 Fights inside the stadium between Türkiye & Georgia supporters. #EURO2024 pic.twitter.com/JAeJS20A2c
— EuroFoot (@eurofootcom) June 18, 2024
/tvklan.al