Gjermania organizatore e Euro 2024 u eliminua nga turneu pasi u mund 2-1 nga Spanja. Por gjermanët mendojnë se nuk e meritonin për atë që dhanë në fushë.

Peng edhe pse nuk e quan arsyen e kësaj disfate është edhe penalltia e pa dhënë sipas trajnerit Nageslmann.

“Penalltia që na dhanë ndaj Danimarkës ishte më pak e mundshme se kjo. Nëse goditja e Musiala që po shkonte në portë ndalet me dorë nuk ka rëndësi që se bëri me qëllim, duhej dhënë. Nuk duam që të ankohemi shumë. Por për të mirën e futbollit, duhet që rregullat të jenë më të qarta. Nuk është kjo arsyeja që u eliminuam, këtë dua ta sqaroj”, tha trajneri.

Gazeta më e madhe gjermane shkuran: “Gjermania u grabit”, “Skandal absolut”. Kështu e quajnë edhe në Itali, një vjedhje.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Toni Kross, por edhe Thomas Muller pranoi se do të flasë me trajnerin për të ardhmen.

Tv Klan