Shqipëria është e fokusuar tashmë në ndeshjen ndaj Kroacisë më datë 19 Qershor.
Gazetari i Tv Klan, Glend Tafaj, i cili ndodhet në Dortmund ku ndjek nga afër zhvillimet e Kombëtares, ka mësuar se në orën 16:00 në stërvitjen e sotme të kuqezinjve do të jetë e gjithë skuadra.
Ndryshe nga një ditë më parë, sot trajneri Sylvinho ka vendosur regjim strikt dhe nuk lejohet që në kampin ku qëndrojnë kuqezinjtë të afrohet askush, përfshirë familjarët e futbollistëve dhe as mediat.
Me interes për t’u parë është edhe gjendja fizike e Asanit, pas dëmtimit që ka pësuar në këmbën e majtë.
Gjatë këtyre ditëve deri të mërkurën e ndeshjes me Kroacinë, do të shihet ecuria e Asanit për të vendosur më pas nëse do të aktivizohet në përballjen me kroatët ose jo.
Të gjitha ndeshjet e Kampionatit Europian transmetohen falas në ekranin e Tv Klan.
Tv Klan