Sekretari i Përgjithshëm në FSHF, Ilir Shulku, foli në emisionin “Euro Zone” në Tv Klan, në prag të ndeshjes së radhës që Shqipëria do të luajë me Kroacinë, më 19 qershor.

Shulku deklaroi se kuqezinjtë u përballën denjësisht me Italinë dhe mund të kishin barazuar shifrat në fund.

“Tani e dimë që në grup kemi ekipe shumë të forta. Me Italinë u përballëm denjësisht dhe në fund mund të kishim barazuar. Mendoj se kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, pavarësisht pritshmërive që kishte publiku për fitore.

Kroacia ka një ekip shumë të mirë. Ndeshja nuk i ngjan ndeshjes. Shpresoj në një rezultat pozitiv ndaj Kroacisë. Tifozët e Shqipërisë i kanë blerë të gjithë biletat në dicpozicion për ta. Janë shitur të gjitha biletat në stadium dhe do të jetë i mbushur në kapacitet të plotë. Edhe Kroacia, ka një tifozeri të ngjashme me Shqipërinë.

Situata në ekip është shumë e mirë. Lojtarët janë të qetë. Gjendja është optimale dhe nuk ka asnjë dëmtim. Asani është i gatshëm për ndeshjen me Kroacinë. Lojtarët janë optimistë. Të gjithë kanë entuziazëm dhe do të japin maksimumin në fushë. Shpresojmë në rezultat pozitiv.

Nëse fitojmë ndaj Kroacisë, kemi mundësi për të kaluar grupin, sepse e dimë që dalin katër të tretat më të mira. Këtë do e mendojmë më vonë. Shpresojmë në një rezuiltat pozitiv.”, tha Shulku.

Sipas tij, goli i shpejtë i Shqipërisë, nuk kishte ndikim pozitiv, pasi skuadra u tërhoq dhe e pësoi. Shulku theksoi se minutat e para do të ishin studim për skuadrat, nëse nuk do ishte shënuar goli.

“Ndaj Italisë, ndoshta goli që shënuan shpejt ndikoi jo shumë pozitivisht. Nuk ishte taktikë e trajnerit që nëse do shënonin gol do riktheheshin në mbrojtje, por ajo vjen vetvetiu. Italia ka lojtarë me nivel të mirë dhe na mbajtën mbrapa. Me kalimin e minutave e morën lojën mirë.

Nëse do ishte rezultati 0-0, ekipet do të studionin njëra tjetrën në fillim. Me Kroacinë shgpresoj të luajmë sin ë pjesën e dytë ndaj Italisë. Përballë kemi një kundërshtar të vështirë. Fati është pjesë e lojës. Në fund mund të kishim barazuar. Nëse topi do ishte 2 gishta më lartë, do ishte gol dhe nuk do kapej nga Donnarumma.”, deklaroi Ilir Shulku.

Të gjitha ndeshjet e Euro 2024, transmetohen në Tv Klan./ tvklan.al