Italia e Spalletti-t do të hapë fushatën e saj në EURO 2024 sonte, kur do të përballet me Shqipërinë në Dortmund. Kampionët në fuqi nuk janë konsideruar ndër favoritët për të fituar kompeticionin.

Megjithatë, tre lojtarë janë cilësuar si “shtylla” për formacionin e Spalletti-t në këtë turne dhe paraqitjet e tyre pritet të vendosin tonin për Italinë në EURO 2024.

Alessandro Bastoni

25-vjeçari Bastoni është padyshim një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim dhe ndërsa ai nuk ishte pjesë e rregullt e ekipit që fitoi europianin në 2021, ai tani ka një rol të madh për të luajtur në mbrojtjen e ekipit dhe ai ishte pikërisht ish-kapiteni Giorgio Chiellini që e ka cilësuar si pasardhësin e tij natyral në përfaqësuesen italiane.

Bastoni përveç se mbron mirë, shpesh shtyn ekipin përpara. Jo më kot OPTA e cilëson një nga më të mirët në pozicionin e tij në Evropë. Me Spallettin, që gjithashtu ka të ngjarë të përdorë tre mbrojtës, si tek Inter, është një formacion që i përshtatet Bastonit dhe sjell më të mirën nga aftësitë e tij për të luajtur me topin dhe aftësinë për të mbajtur topin për skuadrën e tij duke ushtruar presion në mesfushë.

Nicolo Barella

Ashtu si Bastoni, Barella është një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij dhe vjen në turne në fund të një sezoni të shkëlqyer, ku fitoi Serinë A me Interin.

Ajo që Barella ofron më shumë se çdo mesfushor tjetër italian nuk është thjesht cilësia, por shkathtësia, hapi  i shpejtë çka e bën të bëjë diferencën dhe të përfshihet në listën e 30 lojtarëve më të mirë në botë, i vetmi italian. Ai luan kryesish si mezzala, një numër tetë i avancuar në anën e djathtë të sulmit, por gjithashtu mund të veprojë më në thellësi të sulmit por edhe kthehet për të mbrojtur, si një 6-tësh i mirëfilltë. Barella shquhet dhe për lidershipin e tij në fushë. Trofetë e fituar vitet e fundit me Inter i japin më shumë përvojë mesfushorit nga Sardenja për të përballuar ndeshje të nivelit të lartë.

Gianluca Scamacca

Edhe në europianin e mëparshëm, Itali e ndjeu shumë mungesën e një sulmuesi “të mirëfilltë”, një numri 9, megjithatë ia dolën që ta superonin këtë mangësi. Problemi i një qendërsulmuesi ishte për një kohë të gjatë tek axurrët, deri në paraqitjet mbresëlënëse të Scammacca-s në muajt e fundit me Atalantën e drejtuar nga Gasperini. Paraqitejet e tij tek Atalanta, ku fitoi dhe Ligën e Evropës, i kanë dhënë tifozëve italianë shpresë për të shuar “krizën” e numrit 9 në sulm.

Performanca e tij në Anfield, ndaj Livepool do të mbahet mend për një kohë dhe ai ishte një figurë thelbësore në fitoren e tyre për titullin e Ligës së Evropës, duke treguar se është një qendërsulmues i besueshëm për Spalletti-n

Në miqësoret, Scamacca tregoi se mund të shërbejë në thellësinë e sulmit të skuadrës, çka është thelbësore për ekipin e Spalletti-t.

Të 51 ndeshjet e EURO 2024, do të transmetohet falas për publikun shqiptar në TV Klan.

/tvklan.al