Anglia do të përballet me Slloveninë në sfidën e fundit në Grupin C, me “Tre luanët” që kërkojnë një tjetër fitore. Ekipi i drejtuar nga Southgate ka 4 pikë të grumbulluara, ndërsa edhe sllovenët shpresojnë, me 2 pikë pas dy takimeve. Me një fitore në Këln, anglezët e mbyllin të parët në grup, ndërsa një barazim u jep kualifikimin.
Anglia ka vetëm dy fitore nga shtatë takimet e fundit, e kjo e shton presionin në ekip. Nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse që kanë luajtur dy takime në Euro 2024, vetëm Skocia ka gjuajtur më pak në portë se sa ekipi i Southgate.
Presioni në ekip është shtuar për faktin se nuk bën presing mjaftueshëm e në përballjen e radhës priten ndryshime në formacion.
Ndërsa sllovenët ende nuk kanë festuar një fitore në Europian. Ekipi realizoi golin e parë në kompeticion në 24 vite, ndërsa këtë herë ka shansin më të mirë që të arrijë kualifikimin në fazën pasardhëse.
Trajneri Matjazh Kek ka në dispozion të gjithë futbollistët, ndërsa edhe një barazim do t’i bënte punë ekipit të tij.
Klan News