Angli-Zvicër do të ngrejë siparin e spektaklit të Euro2024, me turneun që është futur në fazën e saj më të nxehtë. Në orën 18:00 Dyseldorfi do të zbulojnë edhe skuadrën e tretë më të mirë të Kontinentit.
Zvicra është kundërshtari më komod për Anglinë të paktën në statistika. “Tre Luanët” kanë humbur vetëm një herë në 24 takimet e fundit, me 18 fitore e 5 barazime, duke qenë të favorizuar në letër për të kaluar më tej.
Gareth Southgate do të drejtojë takimin numër 100 në pankinën e kombëtares dhe këtë numër jubile synon ta festojë me një biletë gjysmëfinaleje.
Kjo do të jetë çerekfinalja e pestë e Zvicrës në një turne të madh, raund ku ka koleksionuar 4 humbje. Megjithatë, pasi kanë shënuar shtatë gola deri më tani në Gjermani, Granit Xhaka me shokë janë gati për të shkuar për herë të parë në mesin e 4 skuadrave më të mira të Europës.
Sulmuesi zviceran Vargas ka kontribuar në 4 golat e Helvetëve në 6 ndeshjet e fundit ndërkombëtare, me një realizim e 3 asiste. Në krahun tjetër, Bellingham është kërcënim për Zvicrën. Mesfushori ka shënuar dy herë në këtë Europian, teksa një faktor është dinakëria angleze para portës.
Tre Luanët kanë shënuar mesatarisht 3 herë në portë në Euro2024, më e pakta nga çdo skuadër e mbetur në lojë. Kjo sfidë mes Anglisë dhe Zvicrës do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e TV Klan Plus dhe Radio Klan duke nisur nga ora 18:00.
Klan News