Toni Kross nuk ndihet nostalgjik në prag të sfidës çerekfinale të Euro 2024 kundër Spanjës, ku në rast se Gjermania mundet, kjo mund të jetë ndeshja e fundit për të si lojtar.
34-vjeçari që fitoi Ligën e Kampioneve me Real Madridin më 1 qershor dhe që do të tërhiqet nga futbolli i luajtur pas europianit, ka si objektiv që të fitojë një trofe të fundit ndërkombëtar.
Gjermania nuk ka fituar një titull ndërkombëtar në 10 vitet e fundit. ndërsa dështoi në botërorët e 2018 dhe 2022.
Toni Kroos, mesfushori i Gjermanisë: Nuk pres që ndaj Spanjës të jetë ndeshja ime e fundit, kështu që do të rishihemi sërish! Kishte dyshime të mëdha rreth turneut përpara se të niste. Kjo është normale pas turneve të mëparshme që ne patëm. Kemi arritur një objektiv të vogël dhe çfarëdo që të jetë rezultati të premten, nuk do të flasim rreth një katastrofe këtu në një turne. Por ne si ekip objektiv kemi të fitojmë europianin. Pra jemi në një fazë që ne do të donim të arrinim. Kemi shumë për të dhënë, e ndaj tyre e kemi shanse të mira. Spanja luan futboll të bukur, por edhe ne! Prisni një ndeshje interesante.
“Pancerat” nuk kanë fituar një ndeshje ndaj “La Roja-s” në një turne ndërkombëtar që nga viti 1988 . Sfida me të dyja përfaqësueseve do të luhet më 5 Korrik në “Shtutgart Arena”.
Klan News