Luksemburgu goditet nga tornadot, 16 të lënduar
Jo më kot është pagëzuar si “Luciferi”, vala e të nxehtit ekstrem që u rikthye në Europë.
Temperaturat në kufirin e 40 gradëve, madje në disa shtete edhe përtej kësaj shkalle, kanë thyer rekordet historike kombëtare në Gjermani, Francë, Britani të Madhe dhe vende të tjera në kontinent.
Në Holandë, ku gjithashtu termometri kapi rekordin historik, autoritetet vendase japin alarmin se është rritur numri i vdekjeve pas valës së parë të të nxehtit që goditi vendin në fund të korrikut. 2964 persona janë ndarë nga jeta vetëm në javën e pikut. Sipas zyrës holandeze të statistikave, kjo shifër ka shënuar rritje me rreth 400 persona, në krahasim me periudhat normale.
Por krahas temperaturave përvëluese, kapriçot e motit sollën edhe stuhi. Në Luksemburg dy tornado goditën jug-perëndimin e vendit.
16 persona u lënduan dhe më shumë se 160 banesa u dëmtuan nga fuqia goditëse e erës që arriti në 130 km/h.
Tv Klan