Partizani ka rinovuar kontratën me mesfushorin Gjergji Kote, i cili do të mbajë veshur fanellën e të kuqve deri në 30 Qershorin e vitit 2029.
Drejtuesit vlerësojnë paraqitjen e 20-vjeçarit dhe e konsiderojnë atë si pjesë të projektit të tyre.
Kote kaloi në ekipin e parë në Qershorin e vitit 2023, pasi më herët ishte bërë pjesë e të rinjve. Në këtë sezon, ai ka luajtur në 10 takime me të kuqtë, ku ka dhënë edhe dy assiste.
Klubi kryeqytetas njoftoi edhe arritjen e marrëveshjes me Mohanad Mando. Sulmuesi sirian falë paraqitjeve pozitive te Partizani B, ka bindur stafin teknik dhe tashmë do të jetë pjesë e organikës së ekipit të parë.
22-vjeçari i cili shikohet si një futbollist premtues, ka nënshkruar një kontratë për 2.5 vite me të kuqtë.
Në këtë sezon, Partizani është një ndër ekipet pretendente për titull. Aktualisht mban vendin e tretë në renditje me 40 pikë pas 24 takimeve.
Të kuqtë kanë mbrojtjen më të mire të kampioantit me 18 gola të pësuar, ndërsa kanë realizuar 30 herë.
Klan News