Gëzim Sina, kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Rrogozhinë, denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e humbi vendin e punës pasi gjobiti dhe pezulloi ndërtimin pa leje të mikut të kryebashkiakut.

Menjëherë pas gjobës, në një mbledhje urgjente u tha se do të hapeshin konkurse për pozicionet e drejtorëve në bashki. Por në fakt u hap konkurs vetëm për vendin e Gëzimit dhe procedura u zhvilua me një kandidat të vetëm.

“Stop” takon kryetarin e bashkisë Edison Memolla, i cili tha se konkursi u hap për të gjitha drejtoritë, por për momentin u zëvendësua vetëm pozicioni i Kryeinspektorit të Mbrojtjes së Territorit.

Drejtoresha e Zyrës Juridike Enkelejda Ballabani, shpjegon se konkursi është bërë sipas rregullave, por në garë u paraqit vetëm një konkurent, ndaj dhe ky i fundit u shpall fitues./tvklan.al