Vazhdojnë përgatitjet për serialin e ri ‘This Is Us’ me aktore kryesore të famshmen Songul Oden.
Xhirimet do të nisin në fillim të Shtatorit ndërsa seriali do të transmetohet në ekranin e “Fox Tv”. Ekipi i produksionit po përpiqet të plotësojë edhe kastën e aktorëve.
Deri më tani është arritur marrëveshja me Birkan Sokullu, Olgun Toker, Elçin Afacan dhe Songul Oden.
Në rolin e bashkëshortit të Songul Oden është menduar fillimisht aktori Halit Ergenç, por ky i fundit ka refuzuar pasi ka vendosur që pas përfundimit të serialit “Vatanim Sensin” të bëjë një vit pushim.

Halit Ergenç
Më pas ekipi i produksionit është takuar me Kenan Imirzalioglu (Ezel), i cili e ka pëlqyer projektin, por marrëveshja deri më tani raportohet e dështuar për çështje buxheti.

Kenan Imirzalioglu
Raportime të pakonfirmuara nga produksioni thonë se në krah të Oden, e njohur për rolin e Gymysh në serialin me të njëjtin emër, pritet të luajë aktori Celil Nalçakan, por vendimi perfundimtar pritet të mësohet brenda pak ditësh.

Celil Nalçakan
/tvklan.al