Pas lajmeve të publikuara këtë të mërkurë në median turke se çifti i aktorëve Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal kanë humbur fëmijën e tyre disa javë pas shtatzënisë, 30-vjeçarja ka reaguar ashpër me një postim në rrjetet sociale.
“
Lajmet e publikuara sot rreth meje janë tërësisht produkt i imagjinatës. Lajme të tilla, mbi çështje kaq private dhe të ndjeshme, prodhuar nga tryeza (mediash) vetëm për të tërhequr vëmendje, i gjej të pandjeshme dhe të pamëshirshme!
”, shkroi Kobal.
Kobal dhe Imirzalioglu u martuan në vitin 2016, ndërsa kur ishin pyetur për planet për fëmijë, kishin thënë se ka kohë, “
ndoshta nga viti 2018
”.
Më herët të mërkurën media turke raportoi se Kobal kishte dështuar fëmijën disa javë pas nisjes së shtatzënisë. Aktualisht, çifti i famshëm turk po kalojnë pushimet në Çeshme, larg syve të medias dhe publikut.
44-vjeçari Imirzalioglu njihet në Shqipëri për rolin e Ezelit në serialin me të njëjtin emër, ndërsa së shpejti ai do të rikthehet në Tv Klan me serialin “
Mehmet Pushtuesi
”. /tvklan.al