Cardi B është sërish beqare pasi i ka dhënë fund martesës me Offset. Lajmi vjen pasi u vu re që çifti nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në rrjete sociale, ndërsa reperja tha se “kishte hequr një barrë”.
Cardi hyri në Instagram Live dhe iu tha fansave se “ka ca kohë që është beqare” duke shtuar se nuk dinte si ta ndante këtë informacion bombastik. Ajo tha se donte ta shprehte prej kohësh, madje që javën e shkuar dhe dëshiron që ta fillojë “e freskët” dhe “e hapur” vitin e ardhshëm.
Javën e shkuar, Cardi shkroi se nuk donte më marrëdhënie, shtuar këtu edhe frazën “duhet të vendos veten të parën!”
Çifti u martua në vitin 2017, por pas disa akuzave për tradhti Cardi kërkoi divorcin nga i cili u tërhoq më pas. Cardi dhe Offset kanë dy fëmijë së bashku, Kulture dhe Wave./tvklan.al