Për programin “Jo Vetëm Modë”, në TV Klan, moderatorja mjaft e njohur dhe e dashur për publikun, Fatma Methasani rrëfeu përjetimet e të bërit nënë për herë të parë.
Ajo tregoi se një ndihmë shumë e madhe për të gjatë peëriudhës së shtatzënisë, por edhe pas lindjes kanë qenë prindërit e Alfios.
Ajo përlotet teksa përmend nënën e Alfios dhe shprehet se atij personi i detyrohet vërtet shumë dhe nuk gjen dot një mënyrë për ta falenderuar për të gjithë ndihmën e saj.
Orinda Huta: Kush të ka ndihmuar gjatë ksaj kohe?
Fatma Methasani: Gjyshja e Noah, mami i Alfios, shumë. Që mos filloj të qaj tani, nuk do të gjej dot një mënyrë për ta falenderuar. Më ka ndihmuar tmerrësisht shumë, edhe është e mrekullueshme. S’është fare e lehtë të kesh një bebush, sidomos kur unë jam 25 vjeç dhe e kam patur dhe këtë detajin, që ti je dhe shumë e vogël vetë. Ishte diçka që unë nuk dija ta bëja, isha mësuar që dilja në mëngjes dhe vija në darkë. Kisha sigurisht shumë frikë. Edhe Alfio kishte një profesion që dilte në mëngjes dhe vinte në darkë. E kam përjetuar shumë keq faktin që Noah nuk kishte shtuar peshë sa duhet. Edhe po e përjetoja shumë keq, prindërit e Alfios lanë praktikisht gjithçka dhe erdhën, kanë qëndruar me mua në shtëpi. Janë kujdesur shumë që unë të shtoj ato kilogramët që duheshin tek Noah. Si përfundim ky lindi më i madh se unë fatmirësisht, edhe më i gjatë se unë. Madje gjëja e parë që ka thënë Alfio kur ka dalë Noah nga salla e lindjes dhe thanë ka bërë një çun kaq kilogramë, kaq të gjatë dhe ai thotë: Është më i gjatë se Fatma. Nëse ka një njeri që unë i detyrohem tej mase shumë, për gjithë situatën si para lindjes dhe pas lindjes është mami i Alfios, që sinqerisht e dua shumë./tvklan.al