Fatma Methasani dhe partneri i saj, Alfio Rrotani, në 28 Janar u bënë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Noah.
E shkëputur prej një kohe të gjatë nga ekrani, Fatma i është dedikuar pothujase krejtësisht kujdesit për vogëlushin, tashmë 4 muajsh. Shëtitjet në park janë një prej argëtimeve të tyre të parapëlqyera. Për herë të parë pasi solli në jetë Noah, Fatma rrëfen për”Jo Vetëm Modë”, në TV Klan gjithë përjetimet e të qënit nënë për herë të parë.
Ajo rrëfen se fillimi ka qenë shumë i vështirë dhe pothuajse nuk flinte fare.
Fatma Methasani: Ka qenë pak nga të gjitha, ka patur momente kur kam thënë çfarë i bëra vetes. Por se kisha më shumë pasiguri jo se…Por që ka qenë shumë bukur, kur vjen ajo data 28 që Noah feston një muaj, dy muaj, tre muaj, ne jemi të gjithë në festë. Çdo gjë që bën Noah që janë krejt normale, mua më duket sikur çfarë bëri.
Orinda Huta: Ka patur momente që ke qenë pa gjumë?
Fatma Methasani: Po në fillim, shumë pa gjumë. Domethënë edhe kur e zinte gjumi unë rrija duke e parë që po fle dhe kur nuk flinte, sigurisht që isha zgjuar dhe kështu që pothuajse nuk filja fare, derisa erdhoi një pikë ku nuk mbaja më.
Orinda Huta: E keni bërë me turne?
Fatma Methasani: Alfio ka një problem, ai gërhet shumë kur fle dhe shumicën e kohës ma zgjon.
Orinda Huta: Si ja bëni? E keni larguar nga dhoma?
Fatma Methasani: Ka patur raste kur ka fjetur në kuzhinë, por pjesa dërrmuese unë e shkund gjithmonë dhe ai thotë më fal, tani nuk do të gërhas më. Le të themi që Noah ka qenë një fëmijë goxha i mbarë, me përjashtim të fillimit, pjesa tjetër është gjumash si mami i vet./tvklan.al