Champions League është futur në fazën vendimtare të sezonit. Këtë të Martë, do të luhen nëntë ndeshje, të vlefshme për raundin e shtatë, të cilat mund të përcaktojnë shumë për të ardhmen.
Padyshim vëmendja më e madh do të jetë tek Atletico Madrid-Bayer Leverkusen. Të dyja skuadrat duan tetëshen e parë dhe synojnë me çdo kusht fitoren.
Juventusi luan në transfertë ndaj belgëve të Club Brugge, ndërsa Barcelona sfidon në Portugali skuadrën e Benfica-s.
Liverpool kryesues pret në shtëpi Lille-n, në një sfidë që pritet të vendosë shumë për të dyja ekipet. Borussia Dortmund luan në Itali ndaj Bologna-s, ndërsa Atalanta pret Sturm Graz.
NDESHJET:

/tvklan.al