Federata Shqiptare e Mundjes, në një reagim të bërë në faqen  zyrtare, akuzon se mundësit që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike, Chermen Veliev, iu vodh fitorja në çerekfinale.

Sipas Federatës, Valiev ishte dominues gjatë gjithë kohës ndaj mundësit nga Uzbeikstani, Zhamalov.

Akuzat janë ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, që vendosën në fund për rezultatin 6-5 në favor të kundërshtarit të Valiev, ditën e premte.

“Lojërat Olimpike Paris 2024, në te cilat kemi hyrë në historinë e mundjes shqiptare me tre sportistë garues dhe gjithçka lidhet vetëm me një emër: Chermen Valiev.

Janë padrejtësitë e mëdha, sepse të voglat mund të jenë të pambarimta.  Chermen Valiev në ndeshjen çerekfinale, në sekondat e fundit ka humbur me një vendim te padrejtë të gjyqtarisë, 6-5 në favor të mundësit nga Uzbekistani, ku ndeshja ishte tërësisht e dominuar nga Valiev, por pa mundur të marrë fitoren e mohuar.

Me kaq guxim të madh dhe kaq haptazi, dje vodhën finalen nga sportisti jonë dhe ëndrrën tonë dhe të tij, për medaljen historike. Ky diskriminim në këtë event sportiv me rëndësi kaq të madhe lë realisht për të dëshiruar. Vjedhje!”, shkruhet në postimin e Federatës.

Valiev tashmë synon medaljen e bronztë. Mundësi i Shqipërisë kaloi pengesën e parë dhe do të përballet me Viktor Rassadin nga Taxhikistan. Në rast triumfi, Valiev do i siguronte Shqipërisë medaljen e parë në Olimpiadë.

/tvklan.al