Një fëmijë shpëtoi për mrekulli, pasi një furgon përfundoi brenda dhomës së ndenjes së shtëpisë ku ai po qëndronte.
Ngjarja e pazakontë ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në Northfield të Birmingham-it.
Në timonin e furgonit ndodhej një grua e cila doli nga ana e pasme e mjetit dhe më pas u transportua në spital për ndihmë mjekësore, pa rrezik për jetën.
Fatmirësisht, si fëmija që po luante në dhomë të ndenjes në kohën kur ndodhi aksidenti, ashtu edhe nëna e tij nuk pësuan dëmtime serioze. Fotot e publikuara nga DailyMail tregojnë furgonin që është futur i tëri brenda në shtëpi./tvklan.al