Grupi Artistik i fëmijëve të Librazhdit do të nderohet me kupën Festivalit të tretë Ballkanik. Festivali Folk 4 ditor i cili u zhvillua në kryeqytetin maqedonas mblodhi fëmijë nga Shqipëria, Maqedonia, Qipro, Bullgaria, Rumania, Ukraina, Jugosllavia e të tjerë vende duke plotësuar grupe.
Mbledhja e parë shënoi parakalimin e të gjitha grupeve artisitke në sheshin qëndror të Shkupit ku grupi i fëmijëve librazhdas ka qënë përzgjedhja e valleve të Bërzheshdës, Çermenikës dhe asaj me motive korçare.
Larmia e tingujve, ngjyrave, kostumeve popullore është shkrirë me duartrokitjen e gjithë pjesëtarëve ballkanas të cilët kanë vlerësuar trupën shqiptare me çmimin e parë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti