Lajme Arkiva 2003

Kandidati i Partisë Demokrate të Re Ferdinand Xhaferri ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar bashkie në qytetin e Durrësit. Zbatimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik do të jetë prioritetet në zgjidhjen e problemeve sipas Xhaferrit.

“Për një Durrës të ligjit dhe të zhvillimit”  është edhe slogani i alternativës që ofron Partia Demokrate e Re dhe Xhaferri. Socialistët po fyejnë Durrësin duke i thënë votoni për ne pasi ata në këto vite nuk kanë bërë asgjë për qytetin bregdetar.

 Ndërsa Berisha me sloganin “Ejani me ne” duket se po fton dhe trafikantët dhe kriminelët tha Xhaferri. Në fushatën zgjedhore për Durrësin do të kandidojë Lefter Koka për Partinë Socialiste, Avni Hoxha për Partinë Demokratike dhe Gjergj Thanasi për Partinë e Legalitetit./tvklan.al