Ferran Torresi mori një pritje të ngrohtë nga tifozët e Barcelonës në “Kamp Nou”, ku u prezantua si futbollisti më i ri blaugrana. Katalanasit nisën përgatitjet për sezonin e ri, e të shumtë ishin tifozët që kishin shkuar në stadium për të përshëndetur lojtarët, e po ashtu për t’u njohur me blerjen më të fundit.
Barcelonës i kushtoi kartoni i 21-vjeçarit nga Siti 55 milionë paund. Torres tha se ëndrra e tij ka qenë që të vishte fanellën e Barçës dhe ndihet shumë i lumtur që u bë pjesë e klubit.
Sulmuesi shtoi se do të punojë fort që ta ringrejë skuadrën katalanase aty ku i takon. Presidenti Hoan Laporta falënderoi lojtarin që me dëshirën e tij për të veshur fanellën blaugrana, e bëri më të lehtë transferimin.
Numri 1 i klubit shtoi se do të punohet për të tjera afrime për ta forcuar edhe më shumë ekipin.
Klan News