Barcelona e mbylli vitin e komplikuar 2021 me një barazim inkurajues në stadiumin ” Sanchez Pizjuan” kundër Sevijes. Andaluzianët kaluan të parët në avantazh në minutën e 32 të lojës me anë të Papu Gomezit. Blaugranat u përgjigjën me anë të Ronald Arauhos.

Ndeshja në vazhdim u bë më e ndezur dhe katalanasit patën avanazhin që nga minuta e 64 të luanin me një futbollist më shumë pasi Koundé u ndëshkua me karton të kuq. Por skuadra e drejtaur nga Skavi nuk përfitoi dot dhe humbi mundësinë për të arritur Rajo Vajekanon në vend të katërt në renditje.

Blaugranat pas pikës së marrrë në takimin e prapambetur të javës së 4-t në La Liga janë të shtatët në renditje, ndaj humbën shansin që të futeshin në katërshen më të mirë të kampionatit.

Në takimin tjetër, Vijaeali mposhti Deportivo Alaveshin me rezultatin 5-2. Skuadra e Emeri mori fitoren e tretë radhazi dhe shkon në vend të nëntë në renditje, ndërsa Alavesh ngelet në vend të 18 me 15 pikë të grumbulluara.

Klan News