Blaugranat mposhtin Villarrealin 1-3, për trajneri Xavi fitorja e dytë në dy takime në stol
Ajo ndaj Villarealit është një fitore speciale për Barcelonën. Sepse më në fund, në javën e 15-të ka gjetur fitoren e parë të sezonit në transfertë. Sukses edhe për trajnerin Xavi, i cili ka marrë fitoren e dytë në drejtimin e blaugranave nga dy ndeshje të luajtura.
Katalanasit kaluan të parët në avantazh me anë të de Jongut në minutën e 48 të lojës. Po vendasit e shtuan presionin dhe barazuan në të 76’ me anë të Çukuezes.
Pavarësisht ritmit të lartë të Villarealit, Barça rigjeti buzëqeshjen falë golit të Depay-t 2 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.
Fitoren e vulosi Coutinho me golin në shtesë. Valencia barazoi në shtëpi me Rayo Vallecano-n me rezultatin 1-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Solerit me penallti në minutën e 19, ndërsa në të 64 barazoi Palazon.
Edhe Majorka e Getafe ndanë nga një pikë, ndërsa Celta fitoi në transfertë kundër Alaveshit.
Klan News