Në këtë 112-vjetor të Pavarësisë njëjtë si vitin e shkuar nuk do të mungojë “Parada e Shqiptarëve”. Por ndryshe nga një vit më parë, kësaj radhe paradës do t’i bashkohem mbi 10 mijë persona nga të gjithë bashkitë shqipfolëse të rajonit por edhe shqiptarët të mërguar në vende të tjera.

Simbolet kuq e zi dhe tradita popullore do të marrin jetë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ditën e 28 Nëntorit. Një kalendar festiv ka edhe për 29 Nëntor Ditën e Çlirimit dhe 30 Nëntor Natën e Bardhë. Por kushtet meterologjike, do të vendosin nës do të realizohen në ditët përkatëse apo të shtyhen.

Në këto ditë festash, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi i bën thirrje qytetarët që të shmangin sa më shumë qarkullimin me makina. Përgjatë 28 dhe 29 Nëntorit nuk do të mungojnë as shfaqjet kulturore që në qendër kanë shpalsojen e traditave dhe identitetit historik kombëtar. 

Tv Klan