“Mbahet për të dytin vit Parada e Shqiptarëve në Tiranë, e cila sot është shndërruar në kryeqendrën e shqiptarëve, duke pritur mbi 10 mijë të ftuar dhe 300 grupe ansamble folklorike.”
Eventi më i madh i mbajtur për ceremoninë e festës së flamurit nisi në orën 12 me personazhet që portretizonin Ismail bej Vlorën dhe delegatët që firmosën Deklaratën e Pavarësisë 112 vite më parë, në Vlorë.
“Unë jam Ismail Qemali Vlora.”
“Unë jam Marigoja, dora vetë.”
“Goxha mirë dhe shumë e lumtur që më është dhënë mundësia që të jem pjesë e kësaj. Është hera e parë që jam pjesë e paradës.”
“Në këtë paradë, u pasqyrua kultura shqiptare që nga veshjet, këngët, kërcimi dhe gjithçka që identifikon Shqipërinë.”
Nuk munguan grupet nga qytetet kryesore të Kosovës, Arbëreshët, grupet folkorike nga Çamëria dhe ato të qyteteve kryesore të vendit.
Erion Veliaj: Jam tejmase i lumtur të ju pres sërish sot në këtë ditë të bekuar për të ju uruar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Nuk ka ditë më të bukur se dita kur shtëpia juaj mbushet me njerëz të zemrës.
Marko Kepi: Më shumë se 10 mijë pjesëmarrës me veshje popullore shqiptare, jemi shumë të lumtur këtu. T’i tregojmë botës bukurinë dhe bashkimin e shqiptarëve.
Parada Shqiptare e organizuar nga Bashkia e Tiranës së bashku me “Rrënjët Shqiptare”, që prej 15 vitesh e bënin këtë ceremoni në Amerikë, tashmë po kthehet në traditë.
Nuk munguan as qytetarët që kanë mërguar jashtë për ta festuar këtu 28 Nëntorin. Parada që nisi në sheshin Nënë Tereza, u mbyll në sheshin Skëndërbej, me ceremoninë simbol të ngritjes së flamurit.
Tv Klan