Njëri nga organizatorët e Paradës së Shqiptarëve, Marko Kepi, ka thënë se janë shumë krenarë që kanë ardhur shumë shqiptarë nga Amerika në Tiranë për 112-vjetorin e Pavarësisë.
Në një prononcim për Klan News, Kepi thekson se janë këtu për të shpallur vlerat dhe për t’i treguar të gjithë botës se shqiptarët janë të bashkuar.
Marko Kepi: Sot jemi shumë krenarë, kemi sjellë të gjithë këta bukuroshë nga Amerika, shumë prej tyre mezi kanë pritur të vijnë sërish. Jemi këtu të shpallim vlerat tona dhe t’i tregojmë të gjithë botës se shqiptarët janë të bashkuar.
Mesazhi që Kepi ka në këtë përvjetor të Pavarësisë së Shqipërisë është se sot të gjithë shqiptarët janë të bashkuar për të mirën e kombit.
Marko Kepi: Mesazhi për të gjithë shqiptarët është që sot jemi të gjithë bashkë, jemi këtu për të mirën e Shqipërisë dhe për një Shqipëri të bashkuar.
Një prononcim për Klan News ka dhënë dhe një tjetër organizatore e Paradës së Shqiptarëve, e cila ka shprehur kënaqësinë e ruajtjes së traditave përmes këtij aktiviteti.
“Kënaqësi e madhe t’i ruajmë tradita tona, me dëshirë bëhet çdo gjë. Këtë vit e kemi pasur pak më ndryshe, por gjithçka u bë në rregull, u realizua”, u shpreh ajo./tvklan.al