Mijëra tifozë të Olimpiakosit festuan në Pire trofeun e parë europian të skuadrës së tyre. Bardhekuqtë mundën Fiorentinën në Athinë dhe u shpallën kampionë të Ligës së Konferencës.
Tifozët mbushën sheshin kryesor dhe rrugët në Pire ndërsa entuziazmi ishte i madh. Fansat hodhën fishekzjarre, valëvitën flamujt e ekipit dhe kënduan deri në orët e para të mëngjesit.






Ky sukses u festua në të gjithë Greqinë, ndërsa pati urime edhe nga kryeministri i endit, Qiirjako Micotaqis. Mbrëmja e së mërkurës ishte trishtë për tifozët e Fiorentinës, që e ndoqën takimin në ekranet e mëdha në stadiumin ‘Artemio Franki’.
‘Vjollcët’ humbën finalen e dytë radhazi në Ligën e Konferencës. Trishtim pati edhe në Athinë nga fansat që kishin shkuar në stadium për të mbështetur ekipin e zemrës. Sezonin e shkuar, ‘vjollcët’ humbën edhe në finalen e Kupës së Italisë.
Klan News