Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Prishtina mbrëm ka përjetuar çaste madhështore të gëzimit e të harësë. 2 Korriku dita e shpalljes së pavarësisë së Kosoës, ka mbledhur mbrëm me dhjetra qytetar të Prishtinës dhe qyteteve të tjera të Kosovës. 9 vjet më parë deputetët e kuvendit të Kosovës shpallën pavarësinë, por tani ajo për herë të parë është kaq afër.
Kremtimi më i organizuar i çasteve të para të lirisë për fat të keq nuk kaloi pa incidente. Një patrullë e trupave britanike të KFOR-it ka qëlluar mbrëm dhe ka vrarë dy persona të cilët sipas KFOR-it kanë sulmuar forcat e paqes që ishin në mbrojtje të një grupi civilësh serb. Supozohet që dy të vdekurit janë shqiptar por identiteti i tyre ende nuk bëhet i njohur.
Nga Prishtina bëhet e ditur se aeroporti i Slatinës hapet dhe për trafik, që sot pistat e tij do të jenë gati për ardhjet e planifikuara të trupave të KFOR-it, si dhe ndihmave humanitare për kosovën. Gjatë javës së kaluar aeroporti ishte i mbyllur për shkak të riparimeve të domosdoshme.
Bernard Kushner i emëruari i OKB-së për Kosovën sapo mori njoftimin shpalli prioritetet e angazhimit të tij në Kosovë. Pas takimit të parë me sekretarin e përgjithshëm Anan, kryeadministratori i ri i Kosovës u tha gazetarëve se shqetësimi kryesor mbeten viktimat, kthimi i refugjatëve dhe njerëzit që kanë nevojë urgjente për ne.
Bernard Kushner dhe ndihmësi i tij i emëruar sot, amerikani Xhejms Kovei do të shkojnë të mërrkurën në Nju Jork për bisedime me zyrtarët e OKB-së para se te nisen për në Kosovë./tvklan.al