Dramaturgë, regjisorë e aktorë, të gjithë bashkë, në një sallë ku dëgjohet të flitet për ngërçin që ka kapur dramën shqipe vendosin ta vënë atë në provë. Çdo krijim dramaturgjik para se të inskenohet fillimisht do t’i duhet të përballet me publikun. Për Fadil Hysaj, dramaturgun e regjisorin nga Kosova, kjo praktikë i paraprin dështimit të veprës dhe ul shpenzimet financiare.
Si për të vënë gurin e parë në këtë nismë, Hervin Çuli, Drejtori i Teatrit Kombetar nuk nguroi të shpallë temën e parë: Biografia e Enver Hoxhës.
Në mbyllje të takimit dy ditor mbarëkombëtar për dramaturgjinë shqipe rrugëzgjidhja u pa në ndërtimin e një siti ku çdokush mund të sjellë veprat e tij, krijimin e një forumi dhe mbajtjen e Festivalit të Dramaturgjisë Shqipe.