Për 2 ditë me radhë në data 24-25 maj në qytetin e Ballshit u zhvillua festivali i dytë ndërkombëtar “Bylis Fonia 2008”, organizuar nga shoqata kulturore, artistike Polifonia Shqiptare dhe Unioni artistik i kombit shqiptar.
Në këtë festival u ndanë çmime për grupet më të mira, grupi i Himarës u nderua me çmim të parë. Çmim inkurajues ju dha grupit nga Skrapari dje çmimi i dytë shkoi për grupin e Nevicës Tepelenë.
Presidenti i festivalit Azgan Haklaj, tha se ky festival mbron kulturën kombëtare si dhe transmeton atë në brezat e ardhshëm.
Azgan Haklaj: “Kulturës kombëtare Shqipëri, Kosovë që organizohen nën kujdesin e kryeministrit Berisha dhe të kryeministrit Hashim Thaçi. Të organizojmë festivalin e dytë ndërkombëtar Bylis Fonia.”
Në këtë festival i cili është ndjekur nga qindra banorë të zonës morën pjesë 18 grupe nga Shqipëria dhe 3 grupe kombëtare nga Kanadaja, Greqia dhe Italia./tvklan.al