Është drejt përfundimit muralja që bën bashkë figurat kryesore të historisë shqiptare. Artistit Bledar Çakalli i duhet edhe pak punë për ta përmbyllur projektin që synohet të jetë më i madhi në Europë.

-A mund të themi se është muralja më e madhe që keni ndërtuar deri tani?

Bledar Çakalli, artist:Për momentin jo, por do të tentojmë të thyejmë rekord me këtë murale gjithmonë me ndihmën e shqiptarëve.

Muralja po realizohet në Rubik një nga zonat ku kanë lindur figura të njohura historike.

“Prej disa ditësh artisti Bledar Çakalli ka nisur punën për ndërtimin e tyre duke tërhequr jo pak vëmendjene banorëve të Mirditës.”

Artisti nga Bulqiza nuk e ka arritur i vetëm këtë punim.

Bledar Çakalli, artist: Jo vetëm mirditorët kanë kontruibuar. Kanë qenë shqiptarët e Kosovës, Vlora, Gjirokastra, Fieri dhe nga të gjitha trojet.

Çakalli tregon edhe synimet për të ardhmen.

Bledar Çakalli, artist: Unë do tyë tentoj për në Europë. Është stacioni i rradhës në Mynih në Gjermani dhe do të jetë diçka jashtë kufirit të territorit të Shqipërisë që të njihen figurat e kombit shqiptarë.

Bledar Çakalli ka realizuar murale edhe në disa qytete të tjera të vendit.

Klan News